Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Peshqve për muajin korrik 2025 nga Christine Haas

Horoskopi i Peshqve për muajin korrik 2025 nga Christine Haas

Ky muaj do jetë i begatë për të gjithë ju. Do i kaloni pa shumë mundim sfidat dhe vështirësitë që do ju dalin. Nëse keni një lidhje do i rregulloni që javën e parë problemet që ju kishin dalë dhe do ndiheni më të qetë. Duke reflektuar gjithmonë me shumë kujdes para se të hidhni hapa do e mbani gjithë kohës klimën të qetë. Ju beqaret do i keni të gjitha mundësitë për të realizuar takimet e ëndërruara. Mundet që edhe ndonjë flirt kalimtar mund të shndërrohet në diçka më tepër. Shëndeti në disa momente mund të jetë delikat. Do keni shqetësime nga koka, nga shpina ose nga stomaku. Shpenzimet duhet t'i kryeni gjithmonë me llogari dhe nuk duhet kurrsesi të nxitoheni. Vetëm kështu do shmangni tronditjet. Në punë herë pas here do ndiheni si të bllokuar dhe nuk do dini çfarë të bëni. Gjërat nuk do ju ecin si kishit menduar. /dritare.net