
Horoskopi i Shigjetarit për muajin korrik 2025 nga Christine Haas
Dritare.net
Gjate këtij muaji do jeni përgjithësisht të qetë dhe të kuptueshëm. Do i merrni parasysh kritikat që do bëni dhe do i zbatoni këshillat tuaja. Nëse keni një lidhje, jeta sentimentale ka për të qenë shumë e begatë. Do kuptoheni edhe me shikime me partnerin dhe në çdo moment do mundoheni t'ia plotësoni dëshirat njëri-tjetrit. Ju beqarët do joshni, do flirtoni dhe do guxoni edhe të filloni lidhje me disa persona që pëlqeni. Shëndeti herë pas here mund të ketë edhe disa shqetësime të vogla. Mundohuni të mos e teproni me ushqimin dhe të bëni kontrolle tek dentisti. Financat nuk do jenë të këqija, kështu që mund të guxoni të bëni edhe ndonjë investim afatgjatë. Në punë do jeni ambiciozë dhe nuk do ndaleni përpara asnjë lloj sfide. Priten vetëm arritje dhe të mira sidomos nëse punoni në kompani private. /dritare.net

















