Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Peshores për muajin korrik 2025 nga Christine Haas

Horoskopi i Peshores për muajin korrik 2025 nga Christine Haas

Optimizmi dhe buzëqeshja do mbizotërojë gjatë gjithë këtij muaji Do gjeni kohën e nevojshme për të kaluar me të afërmit, me miqtë dhe me personat e zemrës. Nëse keni një lidhje, mos ju besoni aspak atyre që ju rrethojnë sepse do ju shkaktojnë vetëm vuajtje dhe mund të nxisin tensionin me partnerin. Ju beqarët më në fund do bini në krahët e një personi sharmant, i cili do ua bëjë çdo moment edhe më të bukur. Shëndeti herë pas here mund të ketë shqetësime. Mund të ndieni dhimbje gjunjësh, dhëmbësh apo edhe kockash. Këshillohuni me specialistet dhe merrni kurat e duhura. Financat mund të jenë gjithashtu problematike. Nuk do ju dalin paratë as për të blerë gjërat më të domosdoshme. Në punë do merreni vesh me koleget tuaj dhe kjo do ju japë qetësi në projektin e nisur. Në javën e tretë mund të nënshkruani edhe një kontratë të rëndësishme. /dritare.net