Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Parashikimi i Spiropalit: Sa mandate fiton PS-ja në 11 maj!

Parashikimi i Spiropalit: Sa mandate fiton PS-ja në 11 maj!

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka shprehur bindjen se Partia Socialiste do të dalë forcë fituese me një rezultat më të lartë se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. E ftuar në emisionin e gazetarit Roland Qafoku, Spiropali tha se PS-ja nuk do të ketë nevojë për koalicione paszgjedhore, pasi do të sigurojë një mandat më të fortë dhe më përfaqësues.


“Është e sigurt që nuk do të kemi nevojë të bashkohemi me asnjë parti, qofshin ato të reja apo ekzistuese. PS-ja do të fitojë një mandat më të fuqishëm se ai i vitit 2021,” u shpreh Spiropali.
Ajo theksoi se nuk është etike të flitet me shifra konkrete përpara ditës së votimit, por kujtoi se në vitin 2021 PS-ja mori 74 mandate dhe se ky rezultat për zgjedhjet e 11 majit konsiderohet si “dysheme”.
“Në qarkun e Tiranës ne synojmë të marrim 20 mandate,” deklaroi Spiropali
Fjala e plotë:
“Është e sigurt që nuk do të kemi nevojë të bashkohemi me asnjë forcë tjetër politike, qofshin ato parti të reja apo ekzistuese. Partia Socialiste në këto zgjedhje do të marrë një mandat edhe më të përfaqësues sesa ai i vitit 2021. Nuk do të përmend një numër konkret mandatesh, pasi kjo nuk është etike, por dua t’ju kujtoj se në zgjedhjet e vitit 2021 ne siguruam 74 mandate. Kjo shifër është dyshemeja jonë për zgjedhjet e 11 majit dhe nuk diskutohet. Mandati ynë do të jetë më i fortë dhe më gjithëpërfshirës se ai i katër viteve më parë. Synimi ynë në qarkun e Tiranës është të arrijmë 20 mandate.”-E.P-dritare.net