Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Elisa Spiropali: Pse na duhet mandati i katërt!

Elisa Spiropali: Pse na duhet mandati i katërt!

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali e ftuar në emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në DritareTV foli për zgjedhjet e 11 majit. Spiropali tregoi arsyet se përse PS-ja e do edhe mandatin e katërt. PS-ja tha Spiropali, është e vetmja forcë politike që mund ta dërgojë Shqipërinë aty ku e meriton, të anëtarësohet në BE.


Roland Qafoku: Ju keni konsumuar tri mandate dhe kërkoni të katërtin. Për çfarë e kërkoni mandatin e katër? Domethënë është diçka thelbësore që këmbëngulni dhe e doni patjetër mandatin e katërt se ju bëtë një përmbledhje të disa punëve që relativisht janë të mira. Edhe kjo e Bashkimit Evropian është një gjë e mirë. Pse keni një këmbëngulje që doni patjetër mandatin e katërt?

Elisa Spiropali: Ne besojmë që jemi sot për sot e vetmja forcë politike që mund ta çojë Shqipërinë aty ku e meriton, të mbyllë planin tonë të dakordësuar dhe e theksoj këtë nuk është thjesht një dëshirë apo një vullnet yni, por përkon edhe me dëshirën dhe me vullnetin dhe me planin të dakordësuar që kemi me Bashkimin Evropian për t'i mbyllur negociatat në tre vite, pra deri në 2027-n dhe është sot mundësia që Shqipëria të vijojë në rrugën e rritjes ekonomike, të rritjes së mirëqenies për të gjithë qytetarët.
Roland Qafoku: Kush na siguron ne që mbas 27-ës do jemi anëtarë të BE-së?
Elisa Spiropali: Të gjitha deklaratat sot të Bashkimit Evropian nuk janë tonat, janë të komisionit. As kryetarja e Komisionit Evropian, as komisionerja për zgjerimin, as 27 vendet dhe udhëheqësit e tyre që i kanë ngritur të dyja duart lart, për Shqipërinë, për planin e dakordësuar, planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe për Shqipërinë, këto nuk janë çmenduri. Këto janë punë të bëra së bashku. Nuk ka pse të ketë asnjë surprizë sepse ata nuk janë as ndonjë vend apo federatë periferike e cila ndryshon udhëheqësit me armë apo me puçe ushtarake. Po flasim për Bashkimin Evropian, po flasim për forumin dhe për një perimetër mundësish dhe vlerash i cili është ndoshta më i pasuri, më i sigurti ku garantohen liritë themelore, liritë demokratike dhe garancitë më të forta jo vetëm për individët, por edhe për shtetet, përfshirë edhe sigurinë. Pra po flasim për një organizëm të tillë i cili kjo shtëpi të pasurish siç e quajmë ne shpesh në diskutimet tona politike i ka hapur dyert për ne. Pra dera është krejtësisht e jo ata mund të kishin hapur dhe përpara zonjë. Ne nuk kemi patur një situatë të lehtë sa i takon Bashkimit Evropian. Ne kemi pasur kthesa shumë të forta me BE-në./K.C/dritare.net