Na ndiqni edhe në

Kronikë

Vritet 34-vjeçari në Has

Vritet 34-vjeçari në Has

Një 34-vjeçar është vrarë me armë zjarri këtë pasdite në Has. Autori është një 41-vjeçar që është arrestuar nga policia. Shkak i vrasjes dyshohet të jetë për motive pronësie.

“Rreth orës 16:40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie. Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori', njoftoi sot policia./K.C/dritare.net