
Vajza godet me sëpatë fqinjët burrë e grua, djali i tyre vjen nga Anglia dhe i vret të vëllanë
Dritare.net
Një 34-vjeçar është vrarë me armë zjarri ditën e sotme në Has. Viktima është Reshit Sallahu, kurse autori i arrestuar është Ylber Jaku, 41- vjeç. Autori dyshohet se e ka pritur viktimën disa metra nga shtëpia sa po ka zbritur nga mjeti dhe e ka qëlluar duke i marrë jetën. Ngjarja ka lidhje me konfliktin e raportuar një ditë më parë, ku dy bashkëshortët përfunduan në spital pas përleshjes për shkak të sherrit për pronat.
Nga hetimet e para rezulton se autori Jaku ka ardhur nga Anglia për të kryer krimin, kurse viktima kishte qenë në qytetin e Kukësit dhe po kthehej me makinë, kur u sulmua në pritë.
Policia tha se ngjarja ka lidhje me konfliktin e raportuar më 6 maj ku dy bashkëshortët përfunduan në spital pas përleshjes për shkak të sherrit për pronat, teksa kishin nisur hetimet për të dyja palët. Madje sipasinformacioneve paraprake, ksihte pasur edhe ankesa e denoncime nga palët për këto konflikte pronësie.
Për plagosjen e djeshme u mor nën akuzë dhe arrestua vajza 21-vjeçare, e dyshuar për sulmin me një mjet të fortë, me sëpatë.
Por dinamika nuk përfundoi me kaq. Pasi ditën e sotme (7 maj), në orën 16:40, Policia raporton se Ylber Jaku 41- vjeç, i afërm i bashkëshortëve të plagosur, ka qëlluar për vdekje me armë Reshit Sallahun, 34 vjeç, i cili është vëllai i vajzës së dyshuar që plagosi bashkëshortët pas sherrit.
Sipas dinamikës rezulton se A. Sallahi, pas konfliktit për pronësi, sulmoi çiftin e bshkëshortëve, që po mjekohen në spital dhe për motive hakmarrje dyshohet se sot i afërmi i të dëmtuarve ka sulmuar fatalisht me armë zjarri familjarin e autores së plagosjes së dyfishtë.
Policia dhe forca të shumta mbështetëse kanë shkuar në vendngjarje, duke kryer arrestimin e autorit dhe sekuestrimin e armës së krimit. Hetimet për krimin janë ende aktive dhe pritet të sqarohen rrethana të tjera./shqiptarja.com

















