
Vatikan/ Kardinalët mblidhen sërish sot për të zgjedhur Papën e ri! Priten 4 votime!
E Enjte 8 Maj 2025, 08:08
Dritare.net
Kardinalët e përfshirë në konklavën sekrete në Vatikan do të kthehen në Kapelën Sistine mëngjesin e sotëm, për të votuar përsëri se kush duhet të jetë Papa i ardhshëm.
Votimet janë planifikuar për gjatë gjithë ditës, konkretisht dy në mëngjes dhe dy në fund të pasdites.
Votimi i parë do të jetë në orën 10:30, i ndjekur nga një tjetër në orën 12:00. Pas një pushimi gjatë orëve të drekës kardinalët, do të votojnë edhe dy herë të tjera, afërsisht në orën 17:30 dhe 19:00.
Megjithatë, tym nuk ka për çdo votim individual. Në mëngjes dhe pasdite, tymi del vetëm pas përfundimit të dy votimeve të njëpasnjëshme.
Një ditë më parë kardinalët votuan, por nuk arritën një marrëveshje për emrin e pasuesit të Papa Françeskut./E.P-dritare.net

















