
Rama: Aprovohet hapja e një tjetër grupkapitulli të negociatave! Syjojmë një rekord evropian
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se është hapur një tjetër grupkapitull i negociatave me BE, për anëtarësimin në familjen evropiane. Tashmë Shqipëria ka edhe 11 grup kapituj. Kryeministri tha se Shqipëria mund të shënojë një rekord evropian si asnjë tjetër, nëse arrin t’i hapë të 11 grup kapitujt brenda një viti.
“Dje kur po shkoja në Fier, mora lajmin se grupkapitulli tjetër i negociatave u aprovua për t’u hapur. Pra kemi hapur 16, hapim edhe 8 të tjerë tani. Mbeten edhe 11 për t’u hapur dhe kam besim dhe shpresoj e uroj që me fuqinë e re të 11 majit të hapim edhe 11 të tjera brenda këtij viti. Do të ishte rekord evropian se asnjë vend s’i ka hapur të gjithë kapitujt në një vit dhe asnjë tjetër me afat në tre vjet. Fati evropian është në duart tona.”, u shpreh Rama./L.F-dritare.net

















