
Berisha në SHBA: Nuk mundem, tani jam në fushatë!
E Enjte 8 Maj 2025, 14:02
Dritare.net
Gazetari amerikan Mark Caputo tha sot se Berisha mund të udhëtonte në SHBA. Caputo pretendon se ka komunikuar me një përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe se ka marrë një përgjigje që lë të kuptohet se, udhëtimi i Berishës në SHBA nuk përjashtohet plotësisht.
Berisha tha se do të udhëtojë në SHBA, por jo në këtë kohë.
"Unë vendimin e mora vesh mbrëmë, në të njëjtën kohë që e morët vesh dhe ju. Nuk kisha ndonjë plan për udhëtim dhe natyrisht nuk mund të them se do të udhëtojë këto 2-3 ditë sepse janë ditët e kulmit të fushatës.
Sigurisht në një kohë më të përshtatshme do kisha shkuar, por ky vendim nuk humbet vlerë, është një vendim jashtëzakonisht i çmuar", tha Berisha sot./L.F-dritare.net

















