
Rama: Fitorja përballë bufit, e padiskutueshme!
Dritare.net
Kryesocialisti Edi Rama shprehet i bindur për fitoren por nuk ka një përgjigje për mandatet.
“Nuk është pyetja a do të fitojmë por sa? Se a do të fitojmë nuk është pyetje. Padiskutim që do të fitojmë. Por sa? Çfarë fuqie do të na japë 11 maji, populli shqiptar. Do të jemi thjesht një qeveri, përfaqësim apo do të jemi një përfaqësi me një mbështetje popullore më të madhe sesa kjo që kemi sot. Ndaj nëse ne fitojmë aq sa kemi sot, ose më pak seç kemi sot, ne kemi fituar zgjedhjet por s’kemi marrë fuqi më të madhe.
Çdo gjë mbi këtë është fuqi sepse ne jemi duke kërkuar mbështetje për Shqipërinë në BE. Po e shohin të gjithë procesin sesa Shqipëria në BE ka mbështetjen e popullit. Kush do të fitojë, bufi? Një politikan i lashtë si gjetje arkeologjike që vjen vërdallë nëpër teastrin e Butrintit sikur është gjallë. I pashpresë i dëshpëruar që rri edhe nuk shkon në shtëpi për hallin e tij. Ai do të fitojë?", tha Rama./L.F-dritare.net

















