
BKH dhe Policia operacion për krimet zgjedhore në disa zona të Shkodrës!
E Enjte 8 Maj 2025, 10:10
Dritare.net
Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Policia e Shkodrës po kryejnë kontrolle dhe veprime hetimore në Malësi të Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë në kuadër të parandalimit të krimeve zgjedhore. Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për procedimet penale që janë regjistruar nga SPAK për krime zgjedhore në Shkodër.
Agjentët e BKH po mbështeten në terren nga oficer dhe patrulla të bluve të Shkodrës.
Ndërkohë përmes një postimi në rrjetet sociale SPAK bën me dije se deri më tani kanë nisur hetimet për 35 materiale kallëzuese./L.F-dritare.net

















