Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Elisa Spiropali: Çfarë mendoj për arrestimin e Veliajt!

Elisa Spiropali: Çfarë mendoj për arrestimin e Veliajt!

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Elisa Spiropali e ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV foli për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Spiropali tha se Veliaj është i pafajshëm derisa të provohet fajësia dhe duhet të prezumohet i pafajshëm

Roland Qafoku: Miku juaj, një bashkëpunëtor politik si Erjon Veliaj është i arrestuar. A e dëmton mungesa e tij fushatën e PS-së?

Elisa Spiropali: Këtë e kam të pamundur që ta mat nga pikëpamja sasiore. Po nga pikëpamja e cilësisë së marrëdhënies që kam patur me Erionin nuk kam asnjë hezitim ta them që Erjoni ka një kontribut të spikatur në Partinë Socialiste dhe ka një kontribut shumë të madh për transformimin e Tiranës.


Pavarësisht se ne kemi një marrëdhënie shumë të qartë me pushtetin e drejtësisë, pra nuk komentojmë vendime, Erjoni është i pafajshëm derisa të provohet fajësia dhe duhet të prezumohet i pafajshëm. Duhet të ndalet linçimi publik ndaj tij dhe ndaj gjithë njerëzve të tjerë, politikanë ose jo, të cilët përballen me drejtësinë. Kjo është një mënyrë jonormale e të bërit politikë dhe diskutimi publik. Ata njerëz kanë të drejta, kanë të drejta kushtetuese, kanë të drejta njerëzore, kanë familje dhe drejtësia duhet të bëjë punën e saj, patjetër pa zhurmë. Media ka vendin e saj për të bërë analiza të përgjithshme, por linçimet janë të papranueshme. Pra, drejtësia pa diskutim ka pavarësinë të bëjë punën dhe këtë ia kemi mundësuar përmes reformës në drejtësi, tek e cila ne besojmë shumë, ashtu si edhe elementët e tjerë të procesit të rregullt, të prezumimit të pafajësisë, të të drejtave kushtetuese dhe njerëzore, të gjitha ato duhen respektuar. Ky ka qenë qëndrimi ynë, ky do jetë gjithmonë qëndrimi im./K.C/dritare.net