Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Në Qarkun e Vlorës marrim 10 mandate

Rama: Në Qarkun e Vlorës marrim 10 mandate

Në takimin përmbyllës elektoral të mbajtur sot në Vlorë, kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, theksoi arritjet e qeverisë në këtë qark dhe shprehu besimin se PS mund të fitojë deri në 10 mandate në zgjedhjet e 11 majit. Ai u shpreh se transformimet e realizuara në Vlorë gjatë këtyre viteve kanë bërë që qyteti të jetë një shembull i zhvillimit për të gjithë Shqipërinë.

Rama premtoi se në katër vitet e ardhshme do të vazhdojnë investimet për ta kthyer Vlorën në një destinacion të rëndësishëm turistik në Europë. Ai u shpreh se deri në vitin 2030, Vlora do të jetë një "xhevahir i kurorës së turizmit mesdhetar", duke tërhequr emra dhe marka të mëdha ndërkombëtare.

Në fjalimin e tij, Rama theksoi rëndësinë e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke e cilësuar këtë si një hap drejt një Shqipërie të re dhe më të zhvilluar. Ai u bëri thirrje të rinjve që të votojnë për PS dhe të inkurajojnë votuesit e parë të marrin pjesë në zgjedhje./K.C/dritare.net