
Ngjela: Ku është vendimi i DASH, për heqjen e non gratës së Berishës!
Dritare.net
Avokati Spartak Ngjela bëri një postim në rrjetet sociale për lajmin se Sali Berisha, non grata nga SHBA, mund të shkojë të vizitojë Amerikën. Ngjela thotë se kjo mund të ndodhë vetëm nëse Berishës i hiqet non grata, dhe se vendimi duhet të njoftohet nga DASH, ashtu sikurse u njoftua vendosja e non gratës.
"Ka filluar humori i trashë i përkrahësve të Saliut. Ata po deklarojnë se Sali Berishës i është hequr shpallja non grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Po heqja e shpallljes nongrata në USA, del sërish me një vendim të Departamentit të Shtetet, ashtu sikurse edhe është shpallur Saliu non grata.
Ku është vendimi i Departamentit të Shtetit Amerikan që i ka hequr Saliut shpalljen non grata në USA?!! E ka shumë të rëndë akuzën për non grata në USA Saliu. Është e vështirë që t'i hiqet", shkruan Ngjela./L.F-dritare.net

















