Na ndiqni edhe në

Aktualitet

Flogert Muça: Ja parashikimi im për zgjedhjet e 11 majit!

Flogert Muça: Ja parashikimi im për zgjedhjet e 11 majit!

Gazetari Flogert Muça i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV foli për zgjedhjet parlamentare që po afrohen në Shqipëri. Gazetari bëri parashikimin e tij për zgjedhjet e 11 majit, sa mandate fiton PS-ja, sa PD-ja dhe sa partitë e vogla. Ja diskutimi!


Roland Qafoku: Flogert, kush fiton më 14 maj?

Flogert Muça: Juventusi. Pra Edi Rama. Fiton Partia Socialiste.

Roland Qafoku: Sa mandate merr PS-ja?

Flogert Muça: Nuk zbret në asnjë rast poshtë 76-ës. Ndërsa Partia Demokratike nuk kalon mbi 53-54. Një grup parlamentar mund ta formojnë Partitë e reja dhe tri mandate mund t’i marrë Tom Doshi.

Roland Qafoku: Nëse Partia Socialiste nuk fiton 70+1, kujt do ia kërkojë mandatet? Partive të reja, Partisë Demokratike?

Flogert Muça: Përveç Tom Doshit që e ka shprehur vetë gatishmërinë. siç e ka bërë dhe më përpara siç e ka bërë më përpara unë besoj se Edi Rama në qoftë se nuk fiton vetë 70+1 ose me Doshin 74, do kemi zgjedhje të tjera sepse nuk formohet qeveria./K.C/dritare.net