Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Shkodra Elektronike flet nga Zvicra: Të huajt janë mahnitur nga kënga jonë!

Shkodra Elektronike flet nga Zvicra: Të huajt janë mahnitur nga

Pas provës së parë të suksesshme, që u bë pak ditë më pare në arenën e St Jakobshalle, Shkodra Elektronike ka realizuar provën e dytë skenike, ku janë përcaktuar dhe detajet e fundit tekniko-artistike për performancën e tyre, që do të prezantohet në gjysmëfinalen e parë, më 13 maj.

Për dy artistët, Beatriçe Gjergji e Kolë Laca, dita sot ka qenë shumë e rëndësishme, po aq sa edhe emocionuese.

“Jashtë shtetit njerëzit kanë mbetur të mahnitur me mënyrën se si tingëllon gjuha jonë. Kjo konfirmon se me melodinë, muzikën dhe me një radhitje shumë të bukur, krijohen emocione, pa kuptuar fjalë, tregojnë emocionet. Kjo është gjëja e bukur e Eurovision-it, kemi për të dëgjuar shumë gjuhë, edhe tonën dhe jemi shumë të kënaqur. Në provat e fillimit kishim disa gjëra për të rregulluar. Tani në fund e arritëm për të pasur një skenë për të cilën kishim nevojë… Emocione… një çik, po, por më fort fokusim. Kur je duke përgatitur një gjë truri duhet të jetë i fokusuar në punë, jo në frikë. Por një fije…” thotë këngëtarja, Beatriçja.

Kola, nga ana tjetër, tha se të huajve u pëlqejnë elementet etnike dhe tribale të këngës:

“Të huajve u ka ngjitur kjo këngë. U pëlqen fakti që ka një element etnik, tribal, që është çiftelia, por edhe ritmika. Me tarabuk është bërë, me tarabuk elektronik. Shqiptarë Shqipnie e shqiptarë Kosove, tërë njerëzit që flasin shqip, të na votojnë edhe po s’i pëlqeu kënga. Çfarë ju kushton?! Na votoni!” bëri thirrje artisti Laca./K.C/dritare.net