Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Një sallë studimore në La Sapienza merr emrin e Ilaria Sulës

Një sallë studimore në La Sapienza merr emrin e Ilaria Sulës

Universiteti më i madh i Romës, La sapienza, ku Ilaria Sula e reja shqiptare që u vra nga i dashuri në shtëpinë e tij në Itali, studionte për shkenca statistikore, ka zgjedhur të nderojë studenten shqiptare, e cila mbeti viktimë e femicidit në Itali.

Në një ceremoni të mbajtur në ambientet e universitetit, u vendos që një prej sallave të La Sapienzës të mbante emrin e Ilaria Sulës.

“Hapësirat e reja të studimit brenda Godinës së Teatrit të Ri Universitar i janë kushtuar Ilaria Sulës. Sot janë inauguruar tre hapësira të reja me gjithsej 260 vende të reja studimi për komunitetin studentor: Biblioteka e re e bashkuar e Jurisprudencës, Salla Montessori në Godinën e Mineralogjisë dhe Hapësirat e studimit Ilaria Sula, në të cilat një pllakë përkujtimore kujton: ‘Ilaria, studente e Sapienza-s, për të mos harruar të gjitha gratë viktima të feminicidit, të cilave u është ndërprerë mundësia për të shkruar të ardhmen e tyre’”, shkruhej në postimin e universitetit.

Pjesë e kësaj ceremonie ishin dhe prindërit e vëllai i Ilarias.

Ilaria u vra më 26 mars nga i dashuri i saj, Mark Antony Samson, i cili pasi e goditi tre herë me thikë, trupin e saj e futi në një valixhe dhe e hodhi në një zonë pyjore jashtë Romës. Prej ditësh ajo rezultoi e humbur, deri në momentin kur 23-vjeçari me origjinë nga Filipinet tregoi të vërtetën në polici./L.F-dritare.net