
Mamaja e Artan Lames tregon bisedën e fundit me të birin: Më tha, do kthehej!
E Premte 23 Maj 2025, 14:02
Dritare.net
Mamaja e Artan Lames foli për ndarjen nga jeta të djalit të saj. Më premtoi se do kthehej thotë zonja Diana Lame, ndërsa në këtë pak rreshta të shkruara sot, ajo tregon bisedën e fundit me të birin.
“Te nderuar shoke , miq dhe dashamires. Nuk me ben dora te shkruaj per humbjen e te shtrenjtit , djalit tim te dashur Artan Lame . Po ky moment i mallkuar erdhi dhe me shoi ate shprese qe mu ngjall dje. Shpresoja sepse me premtoi qe do kthehej,“ ….-nuk e kam mendjen te e nesermja (qe do operohej) jam mire , jam i qete por po perqendrohem te Muzeu.” Edhe nga gjumi ta zgjoje per Muzeun fliste. Kur Tanin te ma sjellin ketu do t’ju bejme te ditur procedurat e metejeshme”, shkruan zonja Lame./L.F-dritare.net

















