Na ndiqni edhe në

Shkruaj në Dritare

Të gjesh të ngjashmin, në perëndimin e njëmijë racave!

Të gjesh të ngjashmin, në perëndimin e njëmijë

Nga Malvina Tare

E gjithë Italia u ngrit në këmbë për krimin që i mori jetën një vajze të re shqiptare, lindur dhe rritur në Itali. Studente ne La Sapienca Ilaria Sula u gjet e vrarë në mënyrë makabre dhe e fshehur me gjakftohtësi nga ish i dashuri i saj me origjinë filipinase dhe siç tregojnë hetimet e fundit, i ndihmuar nga nëna dhe shokët e tij për fshehjen e krimit.

Të gjithë ne prindërit shqiptarë në themel të sakrificës së emigrimit kemi fëmijët tanë. Çdo gjë e bëjmë për ta, për një të ardhme më të mirë, për kushte më të mira, për një vend me më shumë mundësi. Por, në një botë të lirë është e vështirë ndonjëherë të gjesh të ngjashmin, të gjesh atë që kuptohesh, atë që ha si ty, atë që të kupton të mirën e të keqen.

Perëndimi ka shumë raca mes vetes, indianë, marokenë, arab, afrikanë, aziatikë, të cilët me fanatizëm ruajnë zakonet, traditat por edhe tabutë e tyre. Nga prindi te fëmija.

Shqiptarët përshtaten dhe mundohen të shkrihen me komunitetin vendas, duke dashur të jenë pjesë e nderuar e tij në të ardhmen.

E ndërsa shumë emigrantë nga kultura më të largëta se e jona, ruajnë kodet e tyre të origjinës në veshje, në sjellje, në marrëdhëniet shoqërore.

Përballja me emigrimin është sfiduese edhe për përballjen me raca të ndryshme, duke e ndihmuar fëmijët të orientojë preferencat e tij pa lënduar, pa bullizuar, pa fanatizëm. E megjithatë mosha e adoleshencës është e vështirë dhe një marrëdhënie dashurie akoma edhe më delikate, por kurrsesi e pranueshme të përfundojë në mënyrën më makabre të dëgjuar.

Në emigrim prindërit sakrifikojnë veten, jetën, ëndrrat, duke u përfshirë në çdo punë për të mbijetuar e për të çuar përpara familjen, kjo jo gjithmonë kuptohet nga brezi i ri i lindur dhe rritur jashtë vendit.

E vështirë mbetet përballja me një racë tjetër, e cila bashkë me skamjen, ka sjell me vete edhe traumat e saj, mënyrën e të sjellit, mënyrën e të jetuarit.

Asnjë prind, asnjë familje nuk është e aftë të përtypë dhimbjen e vrasjes së fëmijës në një shtëpi, në lagjen afrikane në Romë.

Por, pse nuk po i ndihmojmë dot fëmijët tanë të gjejnë të ngjashmin e tyre në perëndimin e njëmijë racave?!/dritare.net