Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

108 të infektuar të rinj dhe 2 viktima në 24 orë/ Ja situata në spitale!

108 të infektuar të rinj dhe 2 viktima në 24 orë/ Ja situata

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar qytetarët për situatën epidemiologjike. Në 24 orët e fundit janë kryer 811 testime dhe janë konfirmuar 108 të prekur me virusin SARSCOV2 në këto zona:

40 të prekur në Tiranë, 9 të prekur në Shkodër dhe në Durrës, 8 të prekur në Elbasan, 6 raste në Mat, 4 raste në Krujë, Fier, Kavajë, 3 të prekur në Korçë, Vlorë, Shijak, Sarandë, 2 raste në Librazhd dhe Kuçovë, 1 rast në Lezhë, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Mallakastër, Peqin, Kolonjë.

88 qytetarë rezultojnë të shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 7397 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, 2 qytetarë, një 62 vjeçar nga Kurbini dhe një 68 vjeçar nga Librazhdi, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2658

Durrës 590

Shkodër 381

Elbasan 309

Lezhë 295

Fier 259

Korçë 246

Vlorë 204

Kukës 155

Berat 112

Dibër 96

Gjirokastër 76/K.C/dritare.net