Na ndiqni edhe në

Moti

Moti sot. Ftohtë dhe ngrica!

Moti sot. Ftohtë dhe ngrica!

Vendi ynë edhe sot do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta. Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura përqendruar në relievet malore kryesisht lindje të territorit, pas orëve të mesditës.

Reshje të dobëta e lokale shiu priten në lindje dhe përgjatë vijës bregdetare pas orëve të mesditës.

Në relievet malore verilindje - lindje e juglindje reshje bore me intensitet kryesisht të ulët. Prezencë e ngricave në akset rrugore kryesisht në zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 4 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1 ballë./L.F-dritare.net