
Mos pini cigare brenda në shtëpi, do të shokoheni nga ajo që është zbuluar
Dritare.net

“Është e rëndësishme të dihet se si lëndët e dëmshme të duhanit qëndrojnë në shtëpi dhe se si janë të ekspozuar personat që jetojnë në atë shtëpi ndaj lëndëve toksike” tha Georg Matt, drejtuesi i studimit dhe njëkohësisht profesor psikologjie pranë universitetit San Dieg Profesor Matt dhe kolegët e tij studiuan 90 duhanpirës të cilët ishin gati të hiqnin dorë prej duhanit. Në harkun kohor të 6 muajve, kërkuesit vizituan në mënyrë të vazhdueshme shtëpitë e ish duhanpirësve. Ata morën mostra nga muret, dyert, pluhuri në dysheme, urina dhe nga duart e banorëve të shtëpisë. Gjatë analizës së këtyre mostrave, ata kërkuan për prani të ndonjë kimikati që ka lidhje me duhanin, si nikotina, kotinina, dhe për lëndën që njihet si shkaktar i mundshëm i kancerit të mushkërive, NNK.
Nga 90 persona që ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga duhani, vetëm 80% ia dolën, në sipërfaqet e banesave të tyre dhe në gishtat e tyre u vu re një ulje e ndjeshme e sasisë së nikotinës. Ajo çka ishte më shqetësuese ishte zbulimi se sasia e nikotinës dhe NNK në pluhurin e dyshemesë mbeti e njejtë për 6 muaj . Testet e kryera mbi personat të cilët banonin në shtëpitë e ish duhanpirësve, treguan se sasia e lëndëve kancerogjene te ta u ul fare pak ose aspak. Dr. Matt tha se pyetja kryesore lidhej me faktin se sa kohë duhet që shtëpia e një ish duhanpirësi të pastrohet plotësisht nga lëndët e dëmshme.
Sipas profesor Matt fakti që ambjenti nuk pastrohet plotësisht nga duhani edhe pasi është hequr dorë prej tij, është një nga arsyet se përse duhanpirësit e kanë kaq të vështirë ta lënë atë. Aroma e duhanit është kudo, që do të thotë se tundimi për ta filluar sërish atë është ende i pranishëm. Dr Matt tha se lënia e duhanit është gjëja më e rëndësishme që duhet bërë për të përmirësuar shëndetin tuaj, nëse kjo gjë është e vështirë për duhanpirësit, të paktën hiqni dorë nga pirja e tij në ambientet e shtëpisë ose ambiente të mbyllura pasi dëmi që i shkaktoni vetes dhe të tjerëve rreth jush është shumë i madh.

















