Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ministria ndryshon datat e Provimëve të Lirimit, ja datat e reja!

Ministria ndryshon datat e Provimëve të Lirimit, ja datat e reja!

Gati një muaj pas shpalljes së datave të provimeve për minimaturantët, ministria i ndryshon sërish ato. Me një udhëzim të dytë, janë përcaktuar datat e reja për arsimin bazë. Ajo që nuk ka ndryshuar është provimi i gjuhës së huaj, i cili do të zhvillohet më 12 qershor, shkruan “Panorama”.

Sakaq, Gjuha Shqipe nuk do të zhvillohet një ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme më 19 qershor, (siç ishte parashikuar në udhëzimin e datës 13 shkurt) por në datën 22. Cikli i provimeve mbyllet me 27 qershor me provimin e matematikës.

Në faqen zyrtare të ministrisë së arsimit është bërë publike rregullorja dhe programet orientuese të të trija lëndëve.

Kështu, ata që përfundojnë këtë vit arsimin 9-vjeçar kanë edhe tre muaj kohë për t’u përgatitur.

Datat e Provimeve PKAB 2017 janë:

1- Gjuhë e Huaj 12 Qershor 2017

2- Gjuhë Shqipe 22 Qershor 2017

3- Matematikë 27 Qershor 2017