
Mbyllet sezoni, Klosi: Mbi 300 milion euro më shumë në buxhetin e shtetit nga turizmi
Dritare.net

Sipas Ministrit, këtë vit vendin tonë e kanë vizituar 44.6% më shumë turistë sesa vitin e kaluar, dhe kjo gjë ka sjellë në buxhetin e shtetit më shumë se 300 milionë euro.
“Është një vit i parë këtë vit që ne kaluam nga frika e sezonaliteti, në Shqipëri turistët nuk vijnë më vetëm në muajt e verës, por edhe në shtator pati për herë të parë 44.6% turistë më shumë. Turizmi mund të kthehet në shtyllë të ekonomisë shqiptare. Viti 2018, sipas statistikave, do të prodhojë mbi 300 mln euro në xhepin e buxhetit të shtetit vetëm nga turizmi, dhe me këto para plotësohen sektorë të tjerë të vendit. Shumë më shumë familje përfitojnë nga ky sektor i rëndësishëm.
Falenderoj drejtorët e policisë dhe strukturat, që sakrifikuan pushimet e tyre për të qenë në krye të detyrës. Ne ja dolëm, mbase nuk arritëm maksimumin, mbase nuk arritëm atë turizmin që dëshironim për Shqipërinë, por arritëm shumë gjëra të rëndësishme. Ndryshuam në rend, ndryshuam në siguri. Patëm mirëqenie e mikpritje të mirë. Patëm më pak viktima në vend për shkak të rojeve të plazhit. Është bërë një punë e jashtëzakonshme nga 12 prefektët e vendit, që punuan me shumë korrektësi. Ata ndihmuan sezonin, strukturimin e objektivave që ne patëm në planet tona. Pa punën e tyre, përpejkejet tona do të ishin të pamenaxhuara ashtu si duhet.
Ne ia dolëm të arrinim një gjë shumë të madhe këtë vit. Një nga arritjet ishte menaxhimi i zhurmave, sa probleme kishim. Por të gjithë respektuan vendimin e kryetarëve të bashkisë, të gjithë ishin të barabartë përpara ligjit. Në orën 11 muzika është fikur. Nuk ka pasur më zhurma,” tha ministri./ I.M-Dritare.net

















