
Zbulova se burri po më tradhtonte. Duhet t'i kisha vënë re këto ndryshime në sjelljen e tij!
Dritare.net
Trajnerja e jetës Patty Blue Hayes ndan një histori tradhtie. Pa specifikuar nëse është e saja, apo e një gruaje tjetër, me interes të veçantë janë ndryshimet në sjelljen e partnerit të saj pasi ai nuk ishte më i përkushtuar ndaj saj.
-Papritmas ai filloi të kujdesej shumë më tepër për pamjen e tij. Po, është mirë që një mashkull të kujdeset për veten, por nëse fillon të rruhet dhe të shkurtojë mjekrën më shpesh se kurrë, kjo ngre pikëpyetje. A duket ai më i dashuruar me trupin e tij sesa me trupin tuaj kur rrini bashkë para pasqyrës së banjës? Kjo është një shenjë paralajmëruese.
-Ai ka filluar të dalë më shumë, por nuk do që ju të shkoni me të. A kalon shumë net gjatë javës, duke u takuar me klientë, furnitorë, agjentë apo bashkëpunëtorë të tjerë? A ju lë jashtë grupimeve shoqërore? Edhe nëse ai nuk ju tradhton, ai mund të jetë duke flirtuar me dikë tjetër.
-Ai ka shpërthime zemërimi që nuk i ka pasur në të kaluarën. Kjo sjellje mund të jetë faji, të cilin ai e nxjerr mbi ju. Ai mund të ndihet keq që ju tradhton, por duke qenë se nuk guxon t'ju thotë të vërtetën, ai padashur përdor një mekanizëm që e mbron nga zbulimi i saj.
-Përdor teknika të reja në seks. "Ku e mësuat këtë?" Këto ishin fjalët që përdora kur ai bënte diçka pak më ndryshe në seks. Nëse nuk i keni zbuluar këto teknika të reja, atëherë mund të shqetësoheni.
Ai fillon të pijë alkool, duhan dhe t'ju injorojë. Disa burra e kanalizojnë fajin e tyre në zakone vetëshkatërruese si këto, të cilat nga ana tjetër mund t'i përkeqësojnë shpërthimet.
-Papritmas ai ndryshon kodin e celularit. Ndërsa në të kaluarën e ka ndarë me ju. Ose fillon ta fshehë ekranin e tij ose nuk i përdor mediat sociale në praninë tuaj. Kuptohet, është e rëndësishme që secili të ketë jetën e tij personale, por nëse besimi juaj rrezikohet, ai duhet të jetë i gatshëm të bëjë gjithçka që duhet për ta rikthyer atë./K.C/dritare.net

















