
Live/ Brexit. Parlamenti anglez përballë vendimit historik
E Martë 15 Janar 2019, 19:07
Dritare.net

Sot pritet që përfaqësuesit e britanikëve të marrin vendimin historik, pro ose kundër marrëveshjes që e nxjerr Britaninë nga BE.
Britania duhet të largohet nga Blloku Europian në 29 mars, por fakti që May nuk ka arritur të sigurojë mbështetje për ujdinë e saj, ka alarmuar liderë të biznesit e investitorë, të cilët i druhen mundësisë se një Brexiti pa marrëveshje.
Një sondazh i realizuar në muajin shtator tregonte se tani, numri i britanikeve që dëshirojnë të jenë pjesë e BE-së është më i madh se ai i atyre që përkrahin shkëputjen. / I.M-Dritare.net

















