
Lirimi i Alvinit/ Kush është konsulli i nderit në Liban, që luajti rol të rëndësishëm!
E Enjte 7 Nëntor 2019, 12:12
Dritare.net

Rama ka falënderuar kryeministrin italian, dhe konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban.
”Një falenderim i veçantë për kryeministrin Giuseppe Conte, i cili u angazhua personalisht në ndjekjen e operacionit për palën italiane
Faleminderit edhe dy organizatave humanitare që u bënë pjesë jetike e këtij operacioni tejet kompleks e të rrezikshëm, pa harruar konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban, që luajti një rol të pazëvendësueshëm”
Por, kush është konsulli i nderit te Shqipërisë në Liban që luajti një rol të pazëvendësueshëm në këtë mision të vështire, siç dhe kryeministri u shpreh?
Ai quhet Marc Ghorayeb dhe eshte Konsull i Përgjithshëm Nderi në Liban me zyrë të konsullatës së nderit në Tripoli./I.M-Dritare.net

















