A mund t'i menaxhoj emocionet? Ja këshilla e psikologes!
Dritare.net

Përshëndetje Dritare.net dhe psikologe Enertila.
Unë që ju shkruaj sot jam një vajzë që kërkoj të di se çfarë po ndodh me mua. Jam e zhgënjyer nga vetja dhe kam një mërzi të brendshme që nuk e kuptoj. Dua të menaxhoj ndjesitë e mia por nuk di. Të lutem më ndihmo! Faleminderit!
Psikologe Enertila Bekteshi përgjigjet
Përshëndetje lexues të Dritare.net
Zhgënjimi është një ndjenjë mjaft e zakonshme që lind si pasojë e pafuqisë që ndiejmë kur nuk jemi në gjendje të arrijmë qëllime të caktuara .qellimet dhe dëshirat që i kemi vendosur vetes. Mërzia e brendshme është një emocion natyror në vetvete, por nëse nuk jemi në gjendje ta përpunojmë, mund të shndërrohet në një situatë shumë të vështirë. Shumica e njerëzve përjetojnë zhgënjim kur përballen me situata ku nuk performojnë siç pritet. Zakonisht, ndjenjat e mërzisë të brendshme ka tendencë të jenë të shkurtra dhe zhduken me kalimin e ditës.
Por kur ato vazhdojnë për një kohë të gjatë, mund të përfundojë duke kompromentuar shëndetin dhe mirëqenien tonë. Akumulimi i këtyre gjendjeve mund të ketë pasoja të rënda psikologjike, sepse na bën të humbasim entuziazmin dhe motivimin për të arritur qëllimet tona. Në këtë situatë shihet gjithçka negativisht dhe, mbi të gjitha, ndihemi të pafuqishëm përballë asaj që na ndodh. Kur mërzitemi shumë , disa mund të përfundojnë duke braktisur marrëdhënie të ndryshme sepse mendojnë se kjo u kujton dështimet e tyre në jetë. Ndjenja e zhgënjimit të vazhdueshëm mund të shkaktojë gjithashtu shumë negativitet madje duke krijuar një ndjenjë faji për mosarritjen e qëllimeve të dikujt.
E dashur lexuesja jonë mos vëmendja apo mos kujdesi ngaj mërzitjes apo ndjenjës së zhgënjimit ndikon në shëndetin tonë fizik dhe mendor sic mund të jetë në sjellje agresive, depresion, vetëvlersim i ulët,stres. Në këndvështrimin tim lexuesja jonë për të përmirsuar këtë situatë do t’ju sugjeroja si fillim të njihni se nga vijnë këto mendime negative. Mendimet negative janë vetëm disa nga shenjat paralajmëruese të frustrimit. E dashur lexuesja jonë thuaji jo perfeksionizmit dhe kontrollit. Duhet të pranojmë se shumë gjëra mund t’i shpëtojnë kontrollit tonë dhe se, si pasojë jo gjithçka mund të jetë gjithmonë perfekte, ashtu siç e synojmë. Nuk duhet të jemi shumë kërkues ndaj vetes, pasi jo gjithçka varet vetëm nga ne.
Të mësosh të jesh më pak kërkues ndaj vetes mund të jetë një mekanizëm që na ndihmon t’i qasemi situatave më lirshëm. Lexuesja jonë mos harroni anën pozitive. Shpesh, pengesat na lejojnë të jemi krijues dhe të mësojmë të përshtatemi me vështirësitë e jetës. Mundohuni ta përdorni këtë aftësi menjëherë për të parë anën pozitive të asaj që po ju ndodh. Ashtu si zemërimi, akumulimi i mërzisë se brendshme mund të jetë jashtëzakonisht i dëmshëm për mirëqenien tonë psikologjike dhe fizike. Kërkoni ndihmë nga miqtë, profesionistë të shëndetit mendor familja dhe përpiquni t'i lironi këto emocione negative në një mënyrë për të parandaluar që ato të shndërrohen në një çrregullim më serioz. Uroj shumë që këndvështrimi im t’ju ndihmojë sadopak në situatën tuaj. Gjithë të mirat!/dritare.net