
Receta/ Dromësa çame me pulë dhe borzilok, nga Dhurata Thanasi!
Dritare.net
Dhurata Thanasi e Lugës së Argjendtë shpeshherë ndan receta të veçanta gatimesh me ndjekësit e saj. Edhe sot, ajo ka publikuar një gatim tepër të veçantë, dromësa çame me pulë dhe borzilok.
Më poshtë keni recetën!
"Kaleshja me flokëshumë nuk ja kishte ngenë djalit që priste poshtë më oborr, pa sosur së gatuari Dromsat me pulë e vasiliko. Se ndryshe nuk do ti shkruhej dot kënga! Ndaj Tumankuqet ngado janë, belëholla si ato, “ta bëjnë me si e ta bëjnë me dorë” vetëm kur kanë mbaruar së gatuari xhevahiret e kuzhinës çame “çish vetëm ato dinë ti ujdisën”! Dromësat çame me mish pule dhe borzilok bahçeje, si artifakt i kulturës së gatimit të krahinës famëmadhe të Çamërisë sjellin në kujtesë atë Tokë të vyer të shqiptarisë që lindi burra e gra, të cilët mbajtën gjallë deri më sot traditën, si xhevahirët në sepetin e kohës. Tashmë na takon ne ti ruajmë këto Perla!
Dromsa me pulë dhe borzilok
Për 4 persona:
200 gr dromësa
4 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle gjalpë
1 kokërr qepë (mesatare)
1 lugë gjelle borZilok i grirë (freskët)
Piper i zi.
Përgatitja:
Në një tigan shtojmë 3 lugë gjelle vaj ulliri dhe 1 lugë gjalpë. Kaurdisim dalëngadalë qepët derisa të treten. Shtojmë dromësat dhe i skuqim ngadalë derisa të marrin ngjyrëvtë artë në kafe. (Zjarri nën tigan duhet të jetë i ulët). Mëpas shtojmë borzilokun dhe piperin dhe i përzjejmë mirë me dromësat. I rregullojmë me kripë.
Ndërkohë zjejmë pulën duke shtuar pak kripë dhe kokrra piperi të zi.
Në një tavë porcelani shtojmë pak vaj ulliri, vendosim copat e pulës së prerë, shtojmë dromësat. Shtojmë lëngun e pulës dhe e fusim tavën në furrë të parangrohur. Temperatura duhet të jetë 220 gr dhe koha e pjekjes 25-35 minuta.”/K.C/dritare.net

















