Çfarë të gatuajmë sot? Dhurata Thanasi na tregon si duhet të jetë tryeza për Novruzin!
E Hënë 22 Mars 2021, 12:12
Dritare.net
Sot në festën e Novruzit Dhurata Thanasi nga Luga e Argjendtë na tregon se çfarë nuk duhet të mungojë në tryezë.
“Historikisht dita e Novruzit ishte pikërisht koha për risi, festim dhe bollëk, pastrim të shtëpive dhe përgatitja e tyre për stinën e pranverës dhe mbushjes së tavolinave me gatime pranverore”, shkruan në një postim në instagramin e saj Thanasi.
Ajo sugjeron që tavolina sot të ketë sa më shumë jeshillëqe, si pispili me lakra të egra.
Sa më shumë hudhra në gjellë shkruan Thanasi.
Ndërsa për ëmbëlsirë mund të gatuani ashure me fruta të thata./L.F-dritare.net