Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Rastësia që bashkoi tre çifte! Këtë histori dashurie mund ta keni dëgjuar vetëm në filma!

Rastësia që bashkoi tre çifte! Këtë histori dashurie

Sot, në Ditën e Shën Valentinit, kur dashuria festohet në mbarë botën, po ju sjellim një histori dashurie që duket sikur ka dalë nga një film.

Një udhëtim i rastësishëm në SHBA dhe një takim në një bar në Birmingham, Alabama, ndryshuan jetën e tre miqve britanikë dhe krijuan tre histori dashurie që sot kanë përfunduar në martesa dhe familje.

Rastësia që bashkoi tre çifte! Këtë histori dashurie

Gjithçka nisi në verën e vitit 2014, kur Luke, Chris dhe Charlie, tre miq nga Anglia, po bënin një udhëtim me makinë drejt New Orleans. Gjatë rrugës ndaluan rastësisht në Birmingham dhe, pa plan, hynë në një bar ku po zhvillohej një festë studentësh të drejtësisë. Aty u njohën me disa vajza amerikane, mes tyre Alice.

Mes Chris dhe Alice lindi menjëherë një tërheqje e fortë. Edhe pse jetonin në kontinente të ndryshme, ata qëndruan në kontakt, u takuan disa herë dhe pas një viti u martuan. Sot jetojnë në SHBA dhe kanë tre fëmijë.

Historia e tyre u bë shkak për një tjetër lidhje. Në dasmën e Alice dhe Chris, shoqja e saj Becca u njoh më mirë me Charlie-n, një nga miqtë britanikë. Edhe ata nisën një marrëdhënie në distancë, që me kalimin e kohës u forcua. Çifti u martua në vitin 2017 dhe sot kanë tre fëmijë.

Historia e tretë e dashurisë nisi po në një dasmë. Në ceremoninë e Becca dhe Charlie, shoqja e tyre Jessica u njoh me Luke. Të dy ndjenë menjëherë një afërsi të veçantë dhe nisën një lidhje në distancë. Pas disa muajsh vendosën të jetonin bashkë në Dubai dhe më pas u martuan. Edhe sot vazhdojnë të jetojnë atje.

Tre çiftet mbeten miq shumë të ngushtë, edhe pse sot jetojnë në vende të ndryshme. Ata thonë se gjithçka ishte një kombinim rastësie dhe fati, një efekt domino që nisi nga një vendim i thjeshtë: të hynin në një bar për të pirë një birrë gjatë një udhëtimi.

Sipas tyre, kjo histori tregon se një takim i papritur mund të ndryshojë jetën dhe se ndonjëherë, siç thonë vetë ata, “nuk e di kurrë çfarë të pret pas kthesës tjetër”./CNN