Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Marsi dhe Toka mund të jenë formuar nga përplasjet e shkëmbinjve

Marsi dhe Toka mund të jenë formuar nga përplasjet e

Toka dhe Marsi ka të ngjarë të jenë krijuar nga përplasjet midis shkëmbinjve gjigantë në madhësinë e satelitit të planetit tonë Hënës, dhe jo nga grumbullimi gradual i guralecëve të vegjël. Në këtë përfundim arrin një studim i ri. Hulumtimet e mëparshme, sugjeronin se planetet shkëmborë si Toka mund të jetë ndërtuar përmes 2 mënyrave.

Modeli klasik propozon që shkëmbinjtë e madhësisë së Hënës në Mars, të quajtur embrione planetare, përplaseshin dikur rregullisht me njëri-tjetrin në sistemin e brendshëm diellor, duke u grumbulluar dhe krijuar në fund planete me një madhësi të plotë.

Një koncept alternativ i teorizuar kohët e fundit, thotë se guralecët e vegjël, të cilët kanë lëvizur nga sistemi i jashtëm diellor brenda tij, janë grumbulluar gradualisht për të formuar planetë shkëmborë, një proces që mendohet se ka qenë thelbësor për formimin e bërthamave të planetëve gjigantë si Jupiteri dhe Saturni.

Për të parë secilin model, shkencëtarët analizuan një sasi prej rreth 22 gramë material të marrë nga 17 meteoritë që e kishin origjinën nga Marsi. Këta shkëmbinj ishin prodhuar nga përplasja e Planetit të Kuq me asteroidët e lashtë, duke gjetur më pas rrugën e tyre deri në Tokë.

Studiuesit ekzaminuan se si këto mostra ndryshonin në përbërjen e tyre izotopike. Izotopet janë forma të të njëjtit element kimik,të cilat ndryshojnë vetëm nga numri i neutroneve që kanë në bërthamën e tyre. Për shembull, Uraniumi-234 ka 142 neutrone në bërthamën e tij ndërsa Uraniumi-238 ka 146 neutrone.

Shkencëtarët krahasuan nivelet e izotopeve të titanit, zirkonit dhe molibdenit nga Marsi dhe nga Toka, me ato të grupeve të ndryshme të meteoritëve nga sistemi diellor i brendshëm dhe i jashtëm. Ata zbuluan se Toka dhe shkëmbinjtë marsianë u ngjanin më shumë meteoritëve nga sistemi i brendshëm diellor, me vetëm rreth 4 për qind të përbërjeve të tyre që i ngjanin materialit të jashtëm të sistemit diellor.

Ndërkohë gjetjet e studimit të ri, sugjerojnë se Toka dhe Marsi ka të ngjarë të kenë inkorporuar materiale nga një grup shkëmbinjsh hapësinorë, të cilët aktualisht janë të panjohur për shkencën, pra që e kanë origjinën “me shumë gjasa nga orbita e Tokës përreth Diellit thekson shkencëtari gjerman./bota.al