Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryeministrin anglez nuk e dëgjon as babai: Do shkoj në pub!

Kryeministrin anglez nuk e dëgjon as babai: Do shkoj në pub!
Shumë vende kanë ndjekur shembullin e Italisë, në kuadër të masave të marra për të luftuar koronavirusin, duke vendosur dënime të ashpra për ata që nuk izolohen. Nga ana tjetër shtete të ndryshme po i prezantojnë dalëngadalë kufizimet, duke shpresuar të mos arrijnë në masat ekstreme, deri në përfundimin e epidemisë. Bota po reagon ndryshe ndaj pandemisë së koronavirus.

Spanja po ndjek modelin e Italisë, duke mbyllur çdo restorant, bare, dyqane dhe po përdor ushtrinë për të kontrolluar lëvizjen e qytetarëve.

Në fjalimin e tij, presidenti Macron, njoftoi masat e rrepa, duke thënë vazhdimisht, se Franca është në një luftë.

Republika Çeke dhe Zvicra gjithashtu janë izoluar. Shtetrrethimi është vendosur edhe në disa shtete amerikane. Në Iran, një prej shteteve të prekura nga koronavirus, autoritetet kishin deklaruar se do të përdornin ushtrinë për të zbrazur rrugët.

Ndryshe po ndodh në disa vende të tjera. Përshembull, në Gjermani, janë marrë disa masa, por jo të rrepta. Kafenetë janë të mbyllura, por restorantet janë të hapura, madje që në orën 06:00 të mëngjesit.

Në Britani, Boris Johnson, duket se ka nisur të marrë masa të forta 24 orët e fundit, por deri më tani nuk ka bërë asgjë të tillë. Së fundmi ai apeloi për të mos frekuentuar vendet me shumë njerëz, por mori një refuzim publik nga babai i tij, ish-deputeti 79-vjeçar Stanley, duke thënë se do vazhdojë të shkojë në pub.

Edhe në SHBA thuajse e njëjtë gjë. Presidenti Donald Trump ka bërë thirrje të shmangin baret restorantet  dhe vendet publike me shumë njerëz.

Ndërsa më Holandë, baret dhe restorantet janë mbyllur, por nuk janë marrë më tej masa të tjera. Sot kryeministri Mark Rutte shpjegoi se nuk është e nevojshme për të bllokuar të gjithë vendin, ndërsa tha se gjithçka varet nga imuniteti i tufës./L.F-dritare.net