E plagosën me automatik, vdes në spital 23-vjeçari nga Shkodra
Dritare.net
Të shtëna me armë zjarri janë ndier mbrëmjen e sotme në Shkodër. Mësohet se si pasojë e të shtënave ka mbetur i vrarë 23-vjeçari, Gledis Kraja.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Daniel Matlija", ndërsa dyshohet se viktima është qëlluar me automatik. Ai u dërgua me plagë të rënda në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë.
"Rreth orës 21:55, në lagjen Daniel Matlija, pranë një marketi, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri, shtetasi G.K, 23 vjec banues në lagjen Perash, Shkodër, i cili sapo ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, dhe grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje. Forcat e Policisë të DVP Shkodër dhe të FNSh kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli për kapjen e autorit.", njofton policia/K.C/dritare.net