Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Kamioni përplaset me makinën në aksin Prizren- Suharekë, ndërrojnë jetë 2 shqiptare!

Kamioni përplaset me makinën në aksin Prizren- Suharekë,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në rrugën Prizren–Suharekë, ku një automjet me targa shqiptare është përplasur me një kamion, duke shkaktuar vdekjen e dy grave që udhëtonin në makinë.

Viktimat janë identifikuar si Elizabeta Katija, 43 vjeçe, e cila drejtonte automjetin, dhe Eorda Sinollari, 32 vjeçe, pasagjere. Të dyja kanë humbur jetën në vendngjarje për shkak të plagëve të marra. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkaqet e aksidentit lidhen me kushtet e vështira atmosferike, përfshirë mjegullën e dendur që ka mbuluar zonën në orët e mëngjesit.

Elizabeta Katija ishte një emër i njohur në biznesin shqiptar, ku mbante pozicionin e drejtueses së Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare. Edhe Eorda Sinollari ishte e afirmuar në sektorin e biznesit, ku punonte si konsulente në Gjermani, duke qenë e angazhuar në projekte dhe bashkëpunime ndërkombëtare. Nga përplasja ka mbetur i plagosur rëndë edhe drejtuesi i kamionit, Munish Grajçefci, i cili po trajtohet në spital.

Mjekët bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar me saktësi shkakun e aksidentit që i mori jetën dy grave shqiptare./dritare.net