Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Konflikti i mbartur i mori jetën 20-vjeçarit në Korçë!

6a775b299b0e8korce.jpg

Sejfulla Metko, zv. drejtori i Hetimit të Krimit, ka dhënë një deklaratë për mediat nga lagja nr. 15 ku ka ndodhur vrasja e 20-vjeçarit në Korçë këtë pasdite.

Sipas deklaratës së tij, bëhet fjalë për një konflikt të mbartur mes viktimës Joan Zuko dhe autorit, detaje për identitetin e të cilit do të jepen në një moment të dytë. Konflikti ka nisur mes dy grupeve.

images (4).jpeg

“Konflikti ka qenë midis dy grupe personash, kurse si rezultat ngjarja ka agravuar me një viktimë. Konflikti ka ndodhur rreth orës 14:00, në një lagje në afërsi të vendngjarjes. Më pas ka precipituar në afërsi të banesës së viktimës, ku kemi pasur përdorimin e armës së zjarrit. Autori është parë që ka shkuar nga varrezat”, tha Metko.
Ai ka konfirmuar se viktima është vrarë me kallashnikov, ndërsa në dorë mbante një thikë.

“Viktima është vrarë me armë kallashnikov, gjithashtu ka pasur në dorë një thikë. Gjatë përleshjes autori ka përdorur kallashnikovin. Konflikti ka qenë i mbartur, ka qenë në ndjekje nga ana jonë”, përfundoi Metko.

Policia e Korçës ka shoqëruar 3 persona si të dyshuar të përfshirë në konfliktin për shkak të të cilit humbi jetën 20-vjeçari Joan Zuko këtë pasdite. Zuko, i cili shërbente te Forcat e Armatosura, u vra me armë zjarri nga autori pas një konflikti të mbartur mes tyre.

Autori ndodhet në arrati ndërsa policia vijon punën për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 15, në rrugën “Viktor Eftimiu”, Korçë, ka ndodhur një konflikt ndërmjet disa personave, i cili është përshkallëzuar në përdorimin e armës së zjarrit.

Si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën shtetasi J. Z., rreth 20 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Korçë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operative të kryera nga shërbimet e Policisë në vendngjarje, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, i cili është larguar nga vendngjarja menjëherë pas krimit.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, tre shtetas të dyshuar si të përfshirë në konfliktin ku humbi jetën 20-vjeçari.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë./dritare.net