Na ndiqni edhe në

Editorial

Kazhani dhe Duma përplasen në emision, ish-deputetja: Sait Dollapi e mbrojti policinë

Kazhani dhe Duma përplasen në emision, ish-deputetja: Sait Dollapi e
Ndërsa Mira Kazhani tha se, Sait Dollapi provokoi dhunë në protestën e 11 majit, gazetarja dhe ish-deputetja e PD-së, Grida Duma janë përplasur në emisionin "Dritare me Rudinën". Kazhani tha se, gjatë protestës para Kryeministrisë, Dollapi ka gjuajtur policinë me fishekzjarrë, ndërsa Duma i është kthyer duke thënë se,  sekretari organizativ i PD-së thjesht po përpiqej të largonte fishekzjarrin që i ra pranë.

“Sahit Dollapi ka mbrojtur policinë. Ai ka qenë në mbrojtje të forcave policore, kurse këta shkuan dhe e dhunuan brutalisht, siç u pa në video.”, deklaroi Duma.

“Po gënjen Grida. Më vjen keq. Po më gënjen në sy dhe kjo është për të ardhur keq. Nuk e prisja nga ty. Kjo video është për të qarë, por është për të qeshur kur thua kështu. Nuk mund të gënjesh sy për sy.”, tha gazetarja.

Pas kësaj, ish-deputetja Grida Duma tha se Dollapi ka marrë përgjegjësinë të jetë në rreshtin e parë. “Aty poshtë është hedhur një plasëse dhe është hedhur mbrapsht dhe arsyeja pse vendosen ato maska është sepse gazi lotsjellës është i një cilësie helmuese që nuk përdoret më në protesta. Ai është sekretari organizativ. Ai e ka hequr është identifikuar. Ai ka marrë përgjegjësinë të jetë në rreshtin e parë.”,- tha ajo/K.C/dritare.net.