
Ja ushqimet që duhet të përgatisni në festën e Kurban Bajramit!
Dritare.net

Dritare.net do ju tregojë disa nga ushqimet që nuk duhet të mungojnë në tryezë, këtë ditë.
Sigurisht, përbërësi kryesor që zë vend në tavolinën e festës së Kurban Bajramit, është mishi i therur. Mishi nga kafsha e flijuar, ndahet në tre pjesë: Familja mban një të tretën; një e treta tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa një e treta e mbetur u ndahet të varfërve dhe nevojtarëve.
Zakonisht për këtë festë një nga pjatat që nuk mungon është supa. Supë e thjeshtë me lëng mishi, vezë, limon, pak miell dhe erëza.
Byrek me barishte ose vezë dhe djathë, ose vezë me kos.
Ndërsa ëmbëlsirat më të preferuara janë ato tipike turke: bakllavaja, revanija, shëndetlia, sheqerparet, etj. Alkooli dhe mishi i derrit, duhen evituar për Bajram./E.B-dritare.net

















