Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja disa ide për zbukurimin e tavolinës së Vitit të ri!

Ja disa ide për zbukurimin e tavolinës së Vitit të ri!
Vitit të Ri nuk i kanë mbetur edhe shumë ditë, dhe ne duhet të përgatitemi jo vetëm për dhuratat, veshjet, zbukurimet, menynë por duhet t’i kushtoni një rëndësi të veçantë edhe zbukurimit të tavolinës për natën e ndërrimit të viteve.

Dritare.net sot në këtë artikull do ju tregojë  disa ide si të zbukuroni tavolinën për Vitin e Ri

Ngjyrat tradicionale deh të përhershme të kësaj feste janë e kuqja, e arta, e bardha dhe blu. Për një tavolinë me pamje të ngrohtë dhe ftuese, kombinimi më i këshilluar është ai midis të kuqes dhe të artës. Ndërsa për të pasur një efekt më elegant dhe të ftohtë, e bardha, bluja dhe argjendi janë zgjedhja ideale.

Nga të gjitha kryeson mbulesa. Ngjyra, punimi dhe detajet e saj i japin një pamje tjetër darkës truaj të fundvitit. Mbulesa një element që do t'i hapi rrugën pamjes së tavolinës tuaj. Edhe po ta keni zgjedhur të kuqe, të bardhë,ose blu rëndësi ka që ta lini që të zbresë sa më shumë në anësoret e  tavolinës.

Kujdes të veçantë tregoni  për zbukurimin e mesit të tavolinës. Ato më tradicionalë janë të përbërë prej boçe pishe, degë bredhi e qirinj, por po të doni të provoni diçka të ndryshme këtë fundvit mund të mbushni një kambanë qelqi të madhe ose shumë kambana të vogla me shumë topa me ngjyrë, duke i vendosur gjatë pjesës qendrore të tavolinës.

Meqë Krishtlindjet i lamë pas, dhe tani presim të festojmë natën e ndërrimit të viteve ju do ishte shuam origjinale të zbukurimet e tavolinës të jenë disa boce pishe.

Nëse dëshironi të thyeni pak ngjyrën e mbulesës së tavolinës, duhet ët bëni atë  kombinimin e një shiriti në mes me ngjyrë tjetër. Mund të zgjidhni një mbulesë të bardhë me një shirit mesi të kuqe, ose mbulesë e kuqe me fashë mesi të artë ose argjendtë, mes gjithë këtyre ideve ju zgjidhni atë që ju pëlqen.

Shikoni dhe fotot për të marrë një ide, sepse jemi të sigurt që kanë për t’iu pëlqyer./A.C/dritare.net

Vëmendje: Nëse këtë artikull e keni hapur nga Facebook, për të shikuar foto-galerinë e plotë, ju lutem klikoni në www.dritare.net.