Na ndiqni edhe në

Modë

Ja çfarë duhet të dini për sodën e bukës!

Ja çfarë duhet të dini për sodën e bukës!
A e dini se soda bukës ju ndihmon të qëndroni të bukur? Ajo është një përbërës që duhet ta keni patjetër në shtëpi pasi është shumë e dobishme në shumë fusha, nga pastrimi i shtëpisë në mënyrë ekologjike deri tek kujdesi për veten. Ja se si ta përdorni sodën për mirëqenien tuaj.

Pastrim të këmbëve – Keni këmbë të fryrë dhe të lodhur në fund të ditës? Hidhni ujë të nxehtë në një enë dhe shtoni disa lugë bikarbonat. Këtu mund të shtoni çaj ose një grusht kripë të trashë, për të shfryrë dhe lehtësuar mbingarkesën tek këmbët, bashkë me një degë livandë ose rozmarinë. Masazhoni kallot me një furçë të vogël ku keni hedhur pak sodë dhe limon të freskët përpara. Kjo do t’ju zbusë lëkurën. Ju gjithashtu mund të hidhni sodë buke brenda këpucëve. Lëreni pak minuta dhe pastaj hiqeni. Në këtë mënyrë këpucët tuaja nuk do të mbajnë erë.

1

Scrub - Kur lëkura juaj duket e lodhur, mund ta rregulloni duke përgatitur vetë një trajtim që do të ndriçojë lëkurën duke hequr papastërtitë. Në një tas hidhni sodë dhe shtoni vaj vegjetal bashkë me mjaltë. Kjo masë e përgatitur është një antibakterial që rigjeneron qelizat. Masazhoni lëkurën e lagur me këtë scrub, në dush ose në vaskë, pastaj zhytuni në ujë që t’ju lajë butësisht lëkurën.

2

Flokë perfektë - Gjatë vitit të kaluar blog të ndryshëm kanë dhënë këshilla për të larë flokët në mënyrë natyrale, duke përdorur vetëm ujë dhe sodë buke. Nëse kjo praktikë ju duket ekstreme, ju mund ta përdorni këtë përbërës për një maskë që do t’i sjellë shkëlqimin flokëve tuaj. Përzieni sodën e bukës me ujë dhe krijoni një masë kompakte jo shumë të lëngshme. Masazhoni lëkurën e kokës, pastaj shpërlajeni me ujë të ftohtë dhe gjysmë gote uthull molle.

Woman washing hair with shampoo foam in shower smiling happy looking at running warm water. Beautiful mixed race Asian Chinese / Caucasian female model in bathroom.

Antidjersë - Në qoftë se gjatë verës dëshironi të mbani larg erën e keqe të djersës, para se të dilni nga shtëpia, mbulojini sqetullat me ujë dhe sodë. Gjatë ditëve të ngrohta, përdorimi i kremit mund të jetë vërtetë i bezdisshëm. Provoni këtë mënyrë natyrale për të larguar erën e djersës. Hidhni sodë dhe kos në një tas dhe masazhoni lëkurën e lagësh, kur të jeni në dush. Falë bikarbonatit, epiderma juaj do të shkëlqejë, ndërsa kos do ta ushqejë pa pasur nevojën e kremit.

MODEL RELEASED. Excessive sweating.

Dhëmbë – Hidhni një lugë çaji sodë buke në një litër ujë. Masën mund ta përdorni për të shpërlarë gojën, për një frymëmarrje të freskët. Ruajeni në frigorifer për disa ditë. Bikarbonati është gjithashtu ndër përbërësit më të përdorur për zbardhjen e dhëmbëve. Por kujdes, shmangni larjen e dhëmbëve drejtpërdrejt me sodë buke. Në qoftë se dëshironi të zbardhni dhëmbët, më mirë shkoni tek dentisti juaj./dritare.net/

Couple in a bathroom squeezing toothpaste onto toothbrushes