Na ndiqni edhe në

Udhëtim

Ishulli shqiptar që po “çmend” mediat botërore!

Ishulli shqiptar që po “çmend” mediat botërore!

Media të tilla si Fox News, Atlas Obscura apo The Sun raportojnë se tashmë Ishulli i Sazanit do të hapet për turistët, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë.“Një ishull misterioz ushtarak, me bunkerë sekretë dhe tunele të projektuara për t’i mbijetuar sulmeve bërthamore, do jetë destinacioni i nxehtë turistik në Evropë. Ishulli i Sazanit, i vendosur në brigjet e Shqipërisë, ka një plazh të paprekur, por është i mbuluar me mister- madje edhe për shumicën e shqiptarëve”, shkruan The Sun. Ishulli do jetë i hapur për turistët nga maji deri në tetor. Gazetat shkruajnë se Shqipëria shpreson të përfitojë një dorë të mirë parash nga hapja e këtij destinacioni turistik. Për momentin, ishulli ruhet vetëm nga dy ushtarë. Atlas Obscura shkruan se ka pasur spekulime se sovjetikët e kanë përdorur këtë ishull për të prodhuar armë kimike. Para disa kohësh, disa ushtarë britanikë u helmuan në ishull. Mendohet se kjo erdhi për shkak të një bime të gjendur në ishull./Mapo