
Dashi
Shtatori nis me ritëm të lartë dhe kërkon prej teje shumë gatishmëri për të vepruar. Në punë do të të besohen detyra të reja dhe të rëndësishme, ndaj yjet të këshillojnë të marrësh vendime shpejt dhe pa hezitime. Në aspektin sentimental, fjala kyçe është transparenca. Përpiqu të frenosh vrullin dhe reagimet e menjëhershme, në mënyrë që të shmangësh polemika të panevojshme me personin që dashuron.
Dashuria: Lidhjet që tashmë janë të konsoliduara do të dalin nga kjo periudhë edhe më të forta. Për beqarët ka kontakte premtuese dhe plot pasion, edhe pse do të duhet pak kohë që këto njohje të shndërrohen në diçka të qëndrueshme.
Puna: Përgjegjësitë shtohen dhe do të duhet të marrësh vendime në kohën e duhur.
Këshilla për muajin: Kanalizo energjinë e tepërt përmes aktivitetit fizik dhe shmang përgjigjet impulsive./K.C/dritare.net