Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i muajit gusht për Binjakët, sipas Brankos!

BINJAKËT
Gushti do të jetë dinamik, plot udhëtime, takime dhe mundësi të reja. Merkuri favorizon komunikimin dhe ju ndihmon të krijoni kontakte që mund të rezultojnë të rëndësishme edhe për punën. Në dashuri mbizotëron spontaniteti, ndërsa beqarët mund të përjetojnë emocione të bukura. Edhe çiftet do të kalojnë më shumë kohë cilësore së bashku. Financat janë të qëndrueshme, por shmangni shpenzimet impulsive. Shëndeti është i mirë, megjithatë mos e teproni me ritmin e verës dhe gjeni kohë për të pushuar. Fundi i muajit ju gjen më optimistë dhe me plane të qarta për të ardhmen./dritare.net