

Dashi 21.03-20.04
Është e rëndësishme t’i merrni seriozisht aftësitë tuaja kreative. S’ka rëndësi nëse keni dëshirë të vizatoni, të shkruani apo të luani muzikë. Është mirë të gjeni kohë për t’u marrë me gjërat tuaja të preferuara. Kjo do të tërheqë edhe dashuri. Kur e doni atë që e bëni, do të përhapni energji pozitive që s’mund të rezistohet. Nëse jeni në lidhje, do të rrisni edhe më tepër afërsinë me partnerin. Jeni beqarë? Do të ju duhet të zgjidhni mes admiruesve tuaj.
Demi 21.04-20.05
Respektoni ndjenjat dhe kjo do të rezultojë me ndryshime pozitive. Jashtë dukeni të qetë dhe shumë të përmbajtur. Por nga brenda jeni pushtuar nga pasioni. Mos i fshihni emocionet tuaja. Pranojeni që keni simpati për dikë, konfrontojeni një tip ngucakeq apo lansojeni një projekt. Kur njerëzit provojnë t’jua humbin kurajën lidhur me mundësitë që keni, injoroni ata. Ju gjithmonë kërkoni t’i akomodoni të tjerët dhe të krijoni ambient harmonie.
Binjakët 21.05-20.06
Mënyra më e mirë për të investuar energjinë është të mbeteni të angazhuar. Është koha e duhur të bëni disa ndryshime. Kurdo që jeni produktiv, bëheni të mirë për admirim. Të tjerët do t’ju kërkojnë ndihmë. Kur trajtoheni si persona që zgjidhni telashe, do t’ju rritet edhe vetëbesimi. Në vend se të mposhteni nga telashet, do t’i konfrontoni ato. Kjo ndodh sepse keni besim që do të tejkaloni secilën dilemë. Entuziazmi juaj i papërmbajtshëm do t’ju mundësojë t’i tejkaloni të gjitha pengesat.
Gaforrja 21.06-20.07
Gjeni mënyra për të zgjeruar të ardhurat tuaja, sepse kjo do t’ju fuqizojë. Mund të kërkoni rritje page, të mblidhni kursimet apo të koordinoni mirë buxhetin tuaj. Është mirë të keni paratë tuaja sepse kësisoj mund të pushoni, të relaksoheni e të shijoni të gjitha gjërat e bukura të jetës. Papritmas, do të mundë të shkoni në pushime. Kësisoj do të ndryshojë edhe statusi juaj. Do të jetë e mundur madje edhe të refuzoni disa marrëveshje që nuk ju pëlqejnë dhe ju shkaktojnë stres.
Luani 21.07-20.08
Vendosni në plan të parë nevojat personale. Në të kaluarën ju kanë akuzuar që po tregoheni egocentrikë. Ka raste kur është e arsyeshme të merreni me nevojat tuaja. Ky është një prej tyre. Bëhuni avokat të vetvetes. Kur reflektoni vetëbesim do të tërhiqni shumë më tepër vëmendje. Tipat xhelozë do të ndihen keq, por kjo është sepse ata nuk po arrijnë të realizojnë ëndrrat e tyre derisa ju po e bëni.
Virgjëresha 21.08-20.09
Po ndiheni zemërgjerë, dhe po kërkoni mënyra për ta ndarë pasurinë tuaj me të tjerët. Nëse përfshiheni në një projekt humanitar do të keni qasje të re për jetën. Në vend se ta shikoni botën si vend të tmerrshëm, do të shijoni kënaqësitë e jetës. Do të jetë më e lehtë të merreni me të tjerët dhe të keni shkëmbime të rëndësishme. Kjo është pak a shumë sikur të punoni me një makinë. Kontributet tuaja vërtetë do të kenë ndikim.
Peshorja 21.09-20.10
Nga bashkëpunimet që keni me njerëz të fuqishëm do të bëni më të mirën. Kjo jua shpërblen mundin dhe ju bën të kërkoni shoqërinë e një tipi me ndikim. Nëse bashkoheni në një grup të përkushtuar për ta ndryshuar botën, do të tërhiqni shumë mundësi të reja. Udhëtoni nëpër botë, botoni ndonjë vepër dhe studioni. Kurdo që hasni ndonjë pengesë kërkoni ndihmë. Dikush që ka përvojë në këtë fushë do t’ju ndihmojë.
Akrepi 21.10-20.11
Jeni tipa shumë ambiciozë. Ndiqeni një punë të profilit të lartë apo një pozitë politike. Keni fuqinë e yllit për të tërhequr vëmendje e publicitet. Do të jetë e lehtë të shpërfaqni idetë tuaja nëpërmjet një mënyre provokuese e argëtuese. Keni dëshirë të vazhdoni arsimimin tuaj apo të shtoni kualifikimet? Mbushni aplikacionet që tani. Do të bëni gjëra shumë impresive. Shfrytëzoni aftësitë komunikuese për ta avancuar veten.
Shigjetari 21.11-20.12
Jeni gati të fitoni më tepër mirëkuptim për natyrën tuaj romantike. Kur është fjala për lidhjet, ju preferoni t’i mbani gjërat më lehtë. Ndryshimet e mëdha dhe betimet serioze ju bëjnë nervoz. Pse kështu? Më mirë lirohuni dhe besoni një personi që ia vlen. Do të ndiheni sikur po ecni në ajër. Nëse po kërkoni dashurinë, mund ta gjeni në një tubim shpirtëror a edukativ.
Bricjapi 21.12-20.01
Një person që respekton kufijtë tuaj, ju bën të ndiheni të sigurt. Një bisedë me zemër të hapur do të krijojë nivele të reja të mirëkuptimit. Do të jetë ndjenjë lehtësuese të keni mundësi të merreni me biznesin tuaj pa lënduar të tjerët. Pranoni disa shkurtime dhe kërkoni durim. Kurdo që e kuptoni se jeni në situatë të sigurt, do të jetë më e lehtë të bëheni më spontanë. Në këtë pikë, kënaqësia do të rrjedhë si lumë në jetën tuaj.
Ujori 21.01-20.02
Në vend se të stresoheni, provoni të ndiqni ritmin e partnerit. Do të befasoheni shumë këndshëm. Duke qenë të ekspozuar ndaj një lloji tjetër të ushqimit, artit apo eksperiencës do të ndieni kënaqësi. Keni tendencë të tregoheni kokëfortë për disa shprehi të caktuara. Sa më shpejt që provoni një qasje tjetër, aq më të lumtur do të ndiheni. Nëse largoheni nga të afërmit e të dashurit tuaj, adresoni telashet. Aranzhojeni një takim me personin tuaj të preferuara për drekë a darkë.
Peshqit 21.02-20.03
Një regjim i ri fitnesi a diete do të japë rezultate impresive. Nuk ka rëndësi a dukeni më atraktiv në aspektin fizik apo filloni të ushqeheni më mirë. E rëndësishme është të jeni të sinqertë për shprehitë tuaja. Çfarë po bëni që po ju merr kaq shumë energji? Trajtojeni trupin si tempull dhe ndiqni dëshirat tuaja. Mendimi që mund ta nxisni veten më tepër do të zhduket. Në vend se t’i frikësoheni së ardhmes, do ta mirëprisni.

















