Historia e gjeneralit që mori bunkerët e Durrësit dhe i çoi në Holandë!
Dritare.net
Ish-gjenerali Mustafa Beu në emisionin kushtuar Sazanit në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV rrëfeu historinë e një gjenerali holandez që mori 9 bunkerë në Durrës dhe i çoi te vila e tij në Holandë.
“Unë kam komunikuar me gjithë ushtaraket e botës. Një herë një gjeneral holandez më kërkoi tri garnizone bunkerësh, pra 9 bunkerë, donte t’i vinte te vila e tij. Unë kam qenë komandant i Divizionit të Shijakut. Ata bunkerë që do hiqeshin pasi po punohej për Portin e Durrësit, unë dhashë urdhër dhe i shkulëm me vinça. Ai i mori me anije dhe i vendosi te vila e vet në Holandë. Pra bunkerët e Durrësit sot janë në vilën e një gjenerali holandez. Ai kishte kënaqësi kur i shihte.
Këtu ne Shqipëri 70% e bunkerëve janë prishur për hekur, vetëm në Sazan kanë mbetur. Vetëm aty janë 4752 bunkerë rreth e rrotull ishullit. Ata nuk shkulen dot sepse janë të fortifikuar.”, tha zoti Beu në DritareTV./K.C/dritare.net