Ferma e derrave ku punojnë burri, gruaja, djemtë dhe dy filipinezë!
Dritare.net

Në fermën e derrave në Mamurras, mungesa e fuqisë punëtore vendase ka bërë që pronari Petrit Ndreca të punësojë punëtorë nga Filipinet, të cilët janë bërë pjesë e përditshme e aktivitetit në kompleksin e prodhimit.
Ndreca thotë se ka qenë e vështirë të gjenden punëtorë vendas, duke e detyruar biznesin të kërkojë staf nga jashtë.
“Nuk gjejmë njerëz që duan të punojnë. Prandaj me agjenci mora dy filipinezë,” shprehet ai.
Nga ana e tyre, punëtorët filipinezë thonë se janë të kënaqur me kushtet e punës dhe jetesës në Shqipëri.
“Puna në Shqipëri është super e mirë. Vendi është i mirë dhe marrim një rrogë të lartë,” thotë njëri prej tyre.
Ata shtojnë gjithashtu se eksperienca e tyre në Shqipëri është pozitive dhe se kanë dëshirë të qëndrojnë më gjatë, madje duke menduar edhe për sjelljen e familjeve të tyre në të ardhmen.
Ferma në Mamurras funksionon si një cikël i mbyllur prodhimi, duke përfshirë rritjen e derrave, thertoren dhe prodhimin e sallameve dhe nënprodukteve, me shpërndarje në disa qytete të Shqipërisë./dritare.net