
Histori për filma/ Babai shqiptar kthen vajzën në vendlindje, i dashuri i saj rumun e rreh dhe kërcënon
Dritare.net

Një adoleshente shqiptare kishte lidhje dashurie me një rumun por babai i saj e kundërshtonte.
Vajza ka qëndruar për disa ditë në shtëpinë e rumunit i cili ishte problematik dhe me precedentë penale, por kur është kthyer në shtëpi, babai shqiptar e ka kthyer në Shqipëri për ta larguar nga djali.
Por pasi mori vesh që vajza ishte kthyer në Shqipëri, rumuni së bashku me dy miq të tij bullgarë kanë shkuar në banesën e babait të vajzës dhe e kanë rrahur duke e kërcënuar me jetë.
Të armatosur me hanxharë ata arritën që të thyenin shumë orendi në banesën e shqiptarit i cili arriti që të dalë nga shtëpia dhe të marrë një motor për në rajonin e Policisë.
Por dy bullgarët dhe rumuni iu vunë pas. Në një kryqëzim, rumuni aksidentohet duke përplasur me një automjet që drejtohej nga një shtetas grek. Ai plagoset lehtë, por largohet nga vendngjarja.
Ndërsa babai i vajzës arrin të bëjë kallëzimin në Polici. Mediat greke shkruajnë se janë arrestuar dy bullgarët 19 dhe 17 vjeçë. Policia është ende në kërkim të rumunit.

















