
Golem/ E përplas makina, humb jetën këmbësorja
E Martë 16 Korrik 2019, 09:09
Dritare.net

Rreth orës 08:30 të mëngjesit, në mbikalimin e Golemit, një mjet ka aksidentuar për vdekje 38-vjeçaren me iniciale B.SH., banuese në Berat.
Për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat. Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit./E.B-dritare.net

















