Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Giorgia Meloni në Puglia për pushimet verore

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni pritet të kalojë disa ditë pushimi në një maseri në zonën e Brindisit, në Puglia.

Meloni do të shoqërohet nga vajza e saj Ginevra dhe miq të afërt, mes tyre edhe nënsekretari i Shëndetësisë dhe koordinatori i Fratelli d’Italia në Puglia, Marcello Gemmato.

Puglia është një nga destinacionet e preferuara të kryeministres italiane gjatë pushimeve të gushtit. Pas ditëve të relaksit, Meloni do të rikthehet në rajon më 21 gusht për inaugurimin e Lojërave të Mesdheut në Taranto, ku do të jetë i pranishëm edhe presidenti Sergio Mattarella./L.F-dritare.net